Burimi:
sot.com.al

Foto © sot.com.al
“Balluku po mban peng drejtësinë”, Abilekaj shpërthen ashpër: Qeveria vjedh votën, mbyt drejtësinë dhe mbron..
Situata politike në vend paraqitet e tensionuar, me opozitën që ka rinisur protestat dhe me sistemin e drejtësisë që përballet me sfida të mëdha. Në një klimë ku debati publik dominohet nga fati i imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe thirrjet e Partisë Demokratike për protesta masive, analisti dhe gazetari Enton Abilekaj sheh një ngërç të thellë institucional mes qeverisë dhe pushtetit gjyqësor. I ftuar në një emision televiziv , Abilekaj shprehet se vendi ndodhet në një moment kritik ku qeveria ka marrë përsipër të sfidojë hapur pushtetin gjyqësor, përfshirë Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe gjykatat. “Në përgjithësi kemi një sfidë ndaj sistemit gjyqësor. Kemi jo vetëm sfidë në kuptimin e imunitetit, por edhe sfidë në kuptimin e propagandës. Ne pamë kryeministrin që e mbylli...







