Balluku plas gazit në Kuvend! Çfarë tha kreu i PD-së që e bëri të qeshë zëvendëskryeministren
“A jeni gati që Rama t’i dorëzojë kompetencat Ballukut?”. Kjo është e vetmja fjali që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë në foltoren e Kuvendit në seancën kur po shqyrtohet kërkesa për projektligjin e pranimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes. Fjala e Berishës ka shkaktuar hilaritet në seancë, ndërsa në të njejtën mënyrë ka reaguar edhe zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, ndërkohë që Gjykatën Kushtetuese sot mbahet seanca për shqyrtimin e ankimimit të kryeministrit Rama mbi vendimin e GJKKO për pezullimin e saj nga detyra. Berisha: A jeni gati ju që Ramaduro t’ia delegojë kompetencat Lubi Ballukut? Na u përgjigjni në këtë pyetje. Peleshi: Jo me këtë gjuhë. Berisha: Je njeri i Lubisë. Jeni lubistë.
Burimi:
javanews.al