“Balluku nuk mbrohet më”/ Mërtiri paralajmëron reagim të fortë ndërkombëtar ndaj Ramës: Pritet të kemi…

“Balluku nuk mbrohet më”/ Mërtiri paralajmëron reagim të fortë ndërkombëtar ndaj Ramës: Pritet të kemi…

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe të drejtësisë në vend, duke u ndalur veçanërisht te çështja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe përplasja mes qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë. I ftuar në një emision televiziv, Mërtiri u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të bëjë gabimin që të pezullojë masat e marra ndaj Ballukut, duke theksuar se kjo nuk është në kompetencat e saj. “SPAK ka të drejtën të marrë masa të tilla. Gjykata Kushtetuese nuk mund të gjykojë nëse masat janë korrekte apo jo, por vetëm nëse janë kushtetuese. Vlerësimi i provave dhe i drejtësisë së masës i takon GJKKO-së,” tha ai. Sipas analistit, çdo ndërhyrje e GJK-së për të bllokuar vendimet e gjykatës së posaçme do të krijonte një precedent...