“Balluku”/ Nis me debate mbledhja e Këshillit të Imuniteteve, Bardhi kërkon diskutime me dyer të hapura, mazhoranca refuzon
Mbledhja e Këshillit të Imuniteteve ku pritet të merret një vendim në lidhje me mandatin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj, ka nisur me debate. Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku mëson se debati është fokusuar sërish për mënyrën se si do të zhvillohet mbledhja. Bëhet me dije se opozita ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, kërkesë kjo që nuk është pranuar nga socialistët. “Në parim, mbledhjet e organeve të Kuvendit janë të hapura dhe nuk ka asnjë arsye qe kjo mbledhje të mbahet me dyer të mbyllura. Ju zoti Kryetar keni detyrimin që ta hidhni këtë në votim. Nuk mund t’i fshihni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku të miliona eurove, apo bashkëfajësinë e...
Burimi:
vizionplus.tv