Balluku në Kuvend/ Berisha: Hajdutja më e madhe, u dërgua në Kuvend nga Rama për të provokuar
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në Foltoren e mbajtur para Kryeministrisë, falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen duke u shpreh se kjo protestë dëshmon qëndresën për t’u përballur me narkoqeverinë. Një organizatë kriminale e cilësuar Berisha dhe një armike e betuar e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në fjalën e tij, Berisha u ndal edhe te seanca parlamentare, të cilën e cilësoi si një provokim të ulët ndaj qytetarëve. Ai akuzoi ministren Belinda Balluku si “hajdutja më e madhe që kanë pasur shqiptarët ndonjëherë”, duke e konsideruar të dërguar për të provokuar dhe për t’u thënë qytetarëve se “ne u kemi vjedhur dhe do t’ju vjedhim”. “Ky regjim po shpërfytyron Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo protestë ka një rëndësi sepse kjo javë është përcaktuese për 24 janarin protestën më...
Burimi:
ntv.al