“Balluku na duhet nën arrest!”/ Bardhi zbulon çfarë thanë prokurorët e SPAK në Këshillin e Mandateve: Do prishë provat!
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në një studio televizive ka komentuar ndryshimet e shumta në qeveri, të konfirmuara rreth një orë më parë, duke bërë publike, sipas tij, detaje nga dosja e SPAK për Belinda Balluku, për të cilën prokuroria ka kërkuar arrestimin. Ai ngriti dyshime mbi emërimet e reja në qeveri, duke pretenduar se disa prej tyre rezultojnë nën hetim nga SPAK. “Po t’i kërkosh gjysmat e këtyre që ka emëruar sot, po të shohësh në BalkanWeb, janë edhe ata nën hetim nga SPAK. Pse e ka bërë Rama këtë? E parashikuan prokurorët”, u shpreh Bardhi. Sipas tij, prokurorët e SPAK, në përgjigje të deputetëve të PS që kishin kundërshtuar rëndimin e masave ndaj Ballukut në mbledhjen e...
Burimi:
sot.com.al