“Balluku”/ “Kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat”, Rama: PS do ta kalojë këtë test
Pas mbledhjes së Këshillit të Imunitetit para disa ditësh, ku u shqyrtua kërkesa e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot, 26 shkurt, Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, duke e vendosur çështjen në qendër të diskutimeve politike. Në fjalën e tij para deputetëve socialistë, Rama e konsideroi momentin si një “udhëkryq” për vendin, duke theksuar se busulla e vetme e shumicës qeverisëse mbetet integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë theksoi se Partia Socialiste është forca që garantoi pavarësinë reale të pushtetit gjyqësor, por paralajmëroi se kjo pavarësi nuk duhet të cenojë balancën mes pushteteve. Sipas Ramës, Shqipëria ndodhet në një moment historik drejt anëtarësimit në BE dhe shumica duhet të qëndrojë e përqendruar në këtë objektiv,...
Burimi:
vizionplus.tv