Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Balluku ka të bëjë drejtpërdrejtë me qeverinë”/ Deputeti Koçi, hap letrat: Të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te rasti i zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila është e pandehur nga SPAK, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka kërkuar edhe arrestimin e saj. Sipas Koçit, bëhet fjalë për zhvillime të pazakonta në raport me drejtësinë, veçanërisht kur ajo prek drejtpërdrejt segmente të administratës dhe qeverisë. Ai theksoi se, ndryshe nga rasti i AKSHI-t që konsiderohet administratë, çështja që lidhet me Ballukun prek drejtpërdrejt qeverinë. “Janë zhvillime jo të zakonshme, madje të jashtëzakonshme, në raport me drejtësinë. Pjesa që lidhet me Ballukun ka të bëjë drejtpërdrejt me qeverinë,” u shpreh Koçi. Ish-deputeti socialist tha se, sipas gjykimit të tij personal, reagimi institucional ndaj...