“Balluku ka ofruar dy herë dorëheqjen”, Baton Haxhiu zbulon prapaskenat: Ja pse Rama nuk e pranoi

“Balluku ka ofruar dy herë dorëheqjen”, Baton Haxhiu zbulon prapaskenat: Ja pse Rama nuk e pranoi

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në një emision televiziv, ka zbuluar se Belinda Balluku i ka ofruar Edi Ramës dy herë dorëheqjen, por kryeministri nuk e ka pranuar. Haxhiu thotë se Rama në këtë rast po bën betejë për parimin dhe nuk lejon që pezullimi të jetë një instrument i drejtësisë për të ndryshuar përbërjen e qeverisë. “Belinda Balluku ka ofruar dorëheqjen edhe herën e parë, kur Dritan Prençi, e vendosi në lëndën e tij si të pandehur. Edhe sot në mëngjes zonja Balluku ka ofruar dorëheqjen. Zoti Rama në statusin e tij e tregon arsyen se përse nuk e pranon dorëheqjen. Jam munduar ta dekonstruktoj statusin e tij. SPAK-u, por edhe GJKO, e kanë njëfarë autoriteti moral të momentit dhe një përkrahje të jashtëzakonshme...