‘Balluku ka 300 apartamente’, Blushi: Dosja e saj shpërtheu ‘pusetën’ e korrupsionit të qeverisë

‘Balluku ka 300 apartamente’, Blushi: Dosja e saj shpërtheu ‘pusetën’ e korrupsionit të qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shprehet se ‘dosja e Belinda Ballukut shpërtheu ‘pusetën’ e korrupsionit në qeveri’. I ftuar në një intervistë televizive, Blushi u shpreh se Belinda Balluku ka vjedhur dhe grabitur paratë e qytetarëve shqiptarë. Referuar dosjes së numrit dy të qeverisë, Blushi u shpreh se rezulton se “Balluku ka 300 apartamente në një vend”. Sipas tij Balluku ka vjedhur “50 milionë euro me tunelin e Llogarasë”. “Në dosjen Balluku rezulton që zv kryeministrja ka 300 apartamente në një vend, ndërsa një çifti të ri i duhen 70-80 vite punë për të blerë një garsonjere në periferi të Tiranës. Më thoni cfarë ka bërë kjo qeveri për të mbrojtur familjet e reja dhe të rinjtë”, tha Blushi. I ndalur...