Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Balluku inspekton situatën në Fier: Paketë dëmshpërblimi për banesat dhe bujqësinë
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe atë të Bujqësisë, Andis Salla, kanë dalë këtë të enjte, 8 janar në terren lidhur me problematikat e shkaktuara nga moti i keq i këtyre ditëve. Ata ndodeshin në Novoselë, ku situata paraqitet kritike si pasojë e rritjes së nivelit të ujit nga reshjet e rëna përgjatë orëve të fundit dhe natës së kaluar. Zëvendëskryeministrja, u shpreh se ka një bashkëpunim të mirë nga kryebashkiakët e bashkive të prekura, por gjithashtu dhe nga të gjithë ata të bashkive të tjera të qarqeve Vlorë dhe Fier. “Është e rëndësishme që të dyja prefekturat, si e Vlorës ashtu dhe e Fierit, janë të gjithë kryetarët e bashkive të angazhuar në këto...