Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i ka dorëzuar sot certifikatën kompanisë amerikane CWP për ndërtimin e një parku energjetik me kapacitet 600 MW në Tropojë. Gjatë takimit për prezantimin e parkut eolik në Tropojë ku e pranishme ishte dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u dha edhe certifikata e autorizimit për realizimin e projektit. Nga ana e CWP merrnin pjesë CEO i kompanisë në fjalë për Europën si dhe përfaqësues të tjerë. Kryeministri Edi Rama theksoi se: “Duke pasur parasysh eksperiencën e kompanisë dhe rrugëtimin e saj të suksesshëm në Europë, kam besim që do të përfitojmë dije të reja dhe një vlerë të shtuar në kulturën e punës dhe...
Burimi:
javanews.al