Balluku e pezulluar/ Pas vendimit të Kushtetueses, Kuvendi pritet të shprehet për kërkesën e SPAK për arrestimin
Ndonëse Gjykata Kushtetuese nuk i dha zgjidhje konfliktit të kompetencave mes qeverisë dhe GJKKO-së, rrëzimi i vendimit të kryeministrit Edi Rama (pas ndarjes së gjyqtarëve 4 me 4) riktheu masën e pezullimit nga detyra për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, i hap rrugë shqyrtimit në Kuvend nga Këshilli i Imunitetit për një tjetër masë më të ashpër, atë të arrestit, që SPAK ka kërkuar për Ballukun që prej dhjetorit të vitit të shkuar, por që është lënë pezull për shkak se maxhoranca kishte kërkuar fillimisht të dëgjonte vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Pritet të shihet se kur do ta thërrasë kryeparlamentari Niko Peleshi mbledhjen e Këshillit të Mandateve, por opozita pa humbur kohë, sapo Gjykata Kushtetuese dha vendimin, kërkoi që mbledhja të mbahet të...
Burimi:
sot.com.al