“Balluku do hetohet për organizatë kriminale”/ Balliu: Ka 300 apartamente, nuk i ka Trump i ka Lubia
I ftuar në nje studio televizive deputeti i PD foli për zhvillimet politike në vend, protestat e opozitës duke u ndalur edhe te skandali i zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Deputeti i PD u shpreh i bindur se zv.kryeministrja Belinda Balluku do të hetohet për organizatë kriminale. Ndërsa nuk i ka kursyer edhe ironitë, duke thënë se Ballukun e ka ‘zili edhe Trump’ sepse i ka dalë që ka 300 apartamente. “Ka 300 apartamente edhe Trump e ka zili. Edhe Trump nuk i ka 300 apartamente, i ka zëvendëskryeministrja e vendit më të varfër. Ajo do hetohet për organizatë kriminale”, tha deputeti i PD. Gjithashtu gjatë diskutimit në studio, Balliu tha se edhe ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë që korrupsioni nuk mund të prevalojë mbi integrimin....
Burimi:
sot.com.al