“Balluku dhe Qeveria i kanë ditët e numëruara”, Alimehmeti për dosjet e Zv/kryeministres: Duhet të ishte dorëhequr ose…
Zv/kryeministrja Belinda Balluku duhet të ishte dorëhequr që kur SPAK nisi hetimet ndaj saj dhe e mori të pandehur, pasi mund të rrezikonte hetimet dhe prishte provat dhe në momentin që nuk e bëri këtë akt moral dhe politik, duhet të ishte shkarkuar nga detyra prej kryeministrit. Kështu u shpreh dje në një media, ish-kandidati i Partisë Demokratike dhe anëtari i saj, njëkohësisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti. I pyetur për zhvillimet politike të pritshme, me protestën kombëtare të opozitës, strategjinë e saj si dhe seancën e 22 janarit në Kushtetuese për fatin e Ballukut në lidhje me pezullimin nga detyra, politikani u shpreh qartë për atë që duhet të kishte ndodhur dhe jo për atë që do të ndodhë. Ai tha...
Burimi:
sot.com.al