Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
‘Balluku dhe AKSH-i, dosjet që fundosin Ramën’, Salianji: Sado pengesa t’i vendosin, SPAK ka faktuar krimin qeveritar!
Ervin Salianji i cilëson dy çështjet më të nxehta në duart e SPAK, “Balluku” dhe “AKSHI”, si dy dosjet që fundosin qeverinë socialiste. Përmes një mesazhi në rrjetin social facebook, Salianji shkruan se, si Kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, ai denoncoi me forcë cënimin e sigurisë kombëtare, keqpërdorimin e të dhënave sensitive shtetërore dhe ndërhyrjen kriminale në një nga sistemet më kritike të sigurisë së vendit. “Gjatë hetimit parlamentar, u evidentua rreziku real i vjedhjes, transferimit dhe manipulimit të të dhënave të TIMS, në favor të grupeve të krimit të organizuar. Deputetët e Partisë Socialiste u sollën jo si përfaqësues të interesit publik, por si pjesë e një mekanizmi mbrojtës, duke refuzuar me votë marrjen në pyetje të Ermal Beqirit dhe kompanisë...