“Balluku”, debate për ‘transparencën’ në Këshillin e Mandateve, Balla: Qesharake që PD kundërshton SPAK
Mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku po zhvillohet me dyer të mbyllura, vendim që është kundërshtuar nga opozita. Gjatë diskutimeve, opozita kërkoi që mbledhja të zhvillohej me dyer të hapura, duke argumentuar se parimisht mbledhjet e organeve të Kuvendi i Shqipërisë janë publike dhe se nuk ka arsye që ky proces të zhvillohet pa transparencë. Kreu i Grupit Parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, deklaroi se mbledhja mund të zhvillohej me dyer të mbyllura vetëm në rast se prokurorët e SPAK do ta vlerësonin të nevojshme për shkak të cenimit të sekretit hetimor. Ai kërkoi që çështja e zhvillimit të mbledhjes me dyer të hapura ose të mbyllura të hidhej në votim. Sipas...
Burimi:
javanews.al