“Balluku bëri marrëveshje, ndaj mori 12 mandate”/ Hoxha: Krerët e grupeve kriminale me lidhje të forta politike

“Balluku bëri marrëveshje, ndaj mori 12 mandate”/ Hoxha: Krerët e grupeve kriminale me lidhje të forta politike

Gazetari, Artan Hoxha, gjatë intervistës televizive, u shpreh se grupet kriminale në Fier sot janë shndërruar në biznesmenë që kanë lidhje të forta politike. Hoxha tha se Belinda Balluku, si drejtuese politike e PS në këtë qark, bëri marrëveshje me të gjitha grupet kriminale të këtij qarku duke u premtuar atyre cdo gjë në këmbim të mbështetjes përmes votave. Kjo, tha Hoxha, solli dhe rezultatin rekord të PS me 12 mandate në raport me 4 që mori PD. “Balluku e shpartalloi opozitën, as në ’97 nuk shkoi ashtu, shkoi 12 me 4 rezultatin e votave. Nëse kundërshtari të krijon këtë rezultat kaq të madh në një qark të vetëm ti s’ke asnjë shans të fitosh. Si e bëri ajo këtë gjë? Iu tha grupeve kriminale;...