“Balluku”/ Bardhi: “Të fortët” kanë kërcënuar dëshmitarët
Gazment Bardhi ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Imunitetit për rastin e Belinda Ballukut. Bardhu akuzoi kryeministrin Rama se kishte urdhëruar 5 anëtarët socialistë që të ktheheshin mburojë për Ballukun. Bardhi po ashtu zbuloi edhe qëndrimin e SPAK brenda në mbledhje, ku kërkojnë arrestimin e saj, ndërsa thanë se ‘të fortët’ kërcënuan dëshmitarët. Siç, Bardhi tha, prokurorët kanë deklaruar se janë duke hetuar nëse këta persona kanë ose jo lidhje me krimin. “Asnjë surprizë, Rama kishte urdhëruar 5 anëtarët e tij që të bëheshin mburojë politike për të korruptuarën Balluku. Ajo që konfirmoi SPAK, është që situata penale ndaj Ballukut është rënduar së tepërmi krahasuar me masat e para që gjykata ka dhënë ndaj saj. Masa që në këtë moment të hetimit, nuk mbrojnë...
Burimi:
opinion.al