“Balluku”/ Bardhi pas mbledhjes së grupit të PS: Rama po mbron veten
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se do të presë raportin e Këshillit të Mandateve, e më pas do flasë për imunitetin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se pasi nuk i mjaftuan dy muaj zvarritje, Rama po kërkon edhe dy javë të tjera për një raport të deputetëve të tij, për të cilin urdhrin do ta jape vetë. Sipas Bardhit, Rama po kërkon të blejë kohë dhe të sulmojë drejtësinë, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për Ballukun, por për të personalisht. Bardhi shton se Rama ka rol në vendimet se kush i fiton tenderat dhe se ai ka frikë për humbjen e pushtetit....
Burimi:
opinion.al