“Balluku”, avokati: Një vendim pa vendim është absurditet, Kushtetuesja duhej t’i drejtohej “Venecias”

“Balluku”, avokati: Një vendim pa vendim është absurditet, Kushtetuesja duhej t’i drejtohej “Venecias”

Belinda Balluku do të qëndrojë në detyrë, pavarësisht se pezullimi i saj u rikthye nga vendimi kontrovers i Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Rama iu tha deputetëve të shumicës se do të ndryshojnë Kodin Penal, që të pamundësojë pezullimin e atyre që mandatohet në detyrë nga Presidenti i Republikës. Deri në ndryshimin e Kodit Penal, kërkesa tjetër e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres do të duhet të presë. Avokati i njohur Edmond Petraj, i ftuar në “Tirana Live”, u shpreh se është emergjente bërja e disa ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale. Ai theksoi se përfaqësuesit e zgjedhur me votën e popullit nuk mund të pezullohen nga pushteti gjyqësor, ndërsa ndryshimet ligjore janë të domosdoshme për të rregulluar raportin mes pushtetit ekzekutiv dhe...