“Balluku”, Artan Gjermeni: Vendimi 5 me 3 në favor të Ramës, Veliaj fiton në Strasburg

“Balluku”, Artan Gjermeni: Vendimi 5 me 3 në favor të Ramës, Veliaj fiton në Strasburg

Ish-gjyqtari, Artan Gjermeni, në emisionin “Trialog” në RTSH komentoi se përplasja e fundit mes Qeverisë dhe Gjyqësorit për pagat dhe kompetencat nuk është një “rrufe në qiell të hapur”, por vazhdimësia e një historie 35-vjeçare presioni politik. Nga ana tjetër, Gjermeni tha se për rastin e Belinda Ballukut, kryeminsitri ka të drejtë ta çojë në Kushtetuese. “Për mua, Kryeministri në çështjen Balluku për Gjykatën Kushtetuese është një kërkesë logjike. Mund të ndodhi që një prokuror në Sarandë apo Kukës, mund të mendoj këtë, të zbulojë se një qeveritar mund të jetë i korruptuar pa e ditur se është kryeministri apo zv/kryeministri, por i dalin të dhënat më pas. Ai mund të kërkojë një masë shtrënguese dhe ndaluese. Dhe kërkojnë një masë shtrënguese dhe ndaluese, pra...