Balliu: Populli vetëmbrohet, nuk ushtron dhunë. Protestat do të përshkallëzohen
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një intervistë në “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN, pak orë para protestës së opozitës, deklaroi se tubimi është njoftuar sipas ligjit dhe se nuk kërkon leje nga policia, por vetëm njoftim zyrtar. Ai e cilësoi si “nonsens” qëndrimin e Policisë së Shtetit lidhur me organizimin e protestës, duke akuzuar drejtorin e përgjithshëm Ilir Proda për përpjekje për provokime dhe tensionim të situatës. Balliu theksoi se protestat e opozitës kanë qenë paqësore dhe mohoi kategorikisht pretendimet për dhunë ndaj efektivëve të policisë. “Nuk ka ndodhur në asnjë rast, e kundërta ka ndodhur. Qytetarët janë duke u vjedhur, janë duke u dhunuar, janë futur në burg dhe kanë vrarë veten për 10.000 lekw drita. Pra ata janë në...
Burimi:
javanews.al