Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me zëvendës Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë, Markus Rinderspacher, ku janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Bavari dhe perspektivat e bashkëpunimit të mëtejshëm. Përmes një postim në rrjetet sociale, Balla nënvizon se mes Shqipërisë dhe Bavarisë ekziston një marrëdhënie e veçantë në planin politik, ekonomik, arsimor, kulturor dhe historik, duke shprehur mirënjohje ndaj Qeverisë dhe Parlamentit të Bavarisë për mbështetjen e fortë ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian. Më tej në shënimin e tij, Balla është ndalur edhe tek diaspora shqiptare në Bavari, ku jetojnë, punojnë e studiojnë shqiptarë. “Në Bavari jetojnë e punojnë rreth 18 mijë shtetas shqiptarë dhe vlerësojmë lehtësimin e mëtejshëm të procedurave për lejet e qëndrimit, punësimit....
Burimi:
sot.com.al