Balla takim me strukturat e PS-së në Golem : Rritja ekonomike solli rritje pagash e pensionesh
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, zhvilloi një takim me strukturat e PS në zonën e Golemit. Takimi u përqendrua në organizimin e brendshëm të partisë, forcimin e angazhimit në terren dhe vijimin e punës në kuadër të nismës Punët e Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes strukturave lokale për të përmbushur objektivat zhvillimore dhe për të garantuar vijimësinë e reformave. Ai u ndal gjithashtu tek ecuria e ekonomisë shqiptare, duke nënvizuar rritjen e qëndrueshme si një faktor kyç për rritjen e pagave, pensioneve dhe mbështetjes për shtresat në nevojë. Takimi në Golem vjen në kuadër të një serie aktivitetesh të zhvilluara nga drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në të gjithë vendin, me synim forcimin e...
Burimi:
javanews.al