Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, ku në fokus të bisedimeve qëndroi procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.Gjatë takimit, dy palët shkëmbyen mendime për hapat e ardhshëm në procesin integrues dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes së fortë gjermane për Shqipërinë në rrugën e saj europiane. Balla nënvizoi rolin që do të luajë Grupi Parlamentar i Miqësisë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në Kuvend, si instrument i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe nxitjen e investimeve gjermane në vend. Gjermania është një ndër partnerët strategjikë të Shqipërisë brenda BE-së dhe ka qenë vazhdimisht zë mbështetës i procesit të zgjerimit të bllokut europian në Ballkanin Perëndimor.
Burimi:
javanews.al