Balla  takim ‘kokë më kokë’ me ambasadorin e BE-së,  ja fokusi i diskutimeve

Balla takim ‘kokë më kokë’ me ambasadorin e BE-së, ja fokusi i diskutimeve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti në Kuvend Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në nisje të sesionit të ri parlamentar. Në fokus të takimit ishte agjenda e ngjeshur ligjvënëse e këtij sesioni, ku parashikohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh, si edhe avancimi i dy reformave të rëndësishme, Reformës Zgjedhore dhe Reformës Territoriale. Balla theksoi rolin kyç të Kuvendit në këtë fazë vendimtare të procesit të integrimit europian. “Diskutuam mbi avancimin e procesit të integrimit europian, rolin kyç të Kuvendit në këtë fazë vendimtare të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me objektin tonë të qartë ngritjen e flamurit tonë kuq e zi në oborrin e Brukselit deri më 28 Nëntor 2030.” Balla shprehu krenarinë për ecurinë e...