Balla rikthen “21 janarin” në vëmendje, ‘test’ për respektimin e parimeve të Gjykatës së Strasburgut

Balla rikthen “21 janarin” në vëmendje, ‘test’ për respektimin e parimeve të Gjykatës së Strasburgut

Pas mbledhjes me grupin e PS-së, Taulant Balla, foli për objektivat e kësaj force politike sa i takon procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.  Mirëpo, u ndal edhe te çështja e “21 janarit”, e cila 15 vite më vonë, ende nuk është mbyllur nga organet e drejtësisë.  “Të mërkurën e ardhshme na bëhen 15 vite nga tragjedia dhe krimi shtetëror i 21 janarit. Ndërsa presim nga drejtësia, veçanërisht Prokuroria e Posaçme, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut apo të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, lidhur me plot aspekte të kësaj ngjarjeje kriminale…  Ne nuk kemi hyrë asnjëherë në përmbajtjen e dosjeve penale, por Kuvendi ka përgjegjësinë e kontrollit të zbatimit të vendimeve të Gjykatës Europiane bashkë me Ministrinë e Drejtësisë, siç na kujtonte dje një jurist...