Balla: Reformat edhe pa opozitën, nuk humbasin asnjë minutë për zgjedhoren dhe territorialen

Balla: Reformat edhe pa opozitën, nuk humbasin asnjë minutë për zgjedhoren dhe territorialen

Partia Socialiste shprehet qartë se reformat zgjedhore dhe ajo territoriale do të miratohen me apo pa pjesëmarrjen e opozitës. Në mbledhjen e grupit të PS, shefi i deputetëve, Taulant Balla, theksoi se mazhoranca i ka votat e nevojshme për të miratuar reformat, megjithatë pjesëmarrja e së djathtëve do t’i bënte diskutimet më gjithëpërfshirëse. “Ne jemi gati t’ju dëgjojmë në respekt të atyre që ju kanë zgjedhur, por ne nuk do të jemi asnjëherë të gatshëm të presim këdo qoftë, as edhe një minutë, nëse nuk doni të punojmë së bashku, qoftë për këto dy reforma, qoftë për reforma të tjera. Nuk kemi asnjë ditë për të humbur”, Taulant Balla, kreu i grupit të deputetëve të PS. Ligjvënësve të majtë iu drejtua me fjalën e tij...