Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka vlerësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë pas vizitës zyrtare në Berlin, duke i cilësuar ato si në nivelin më të lartë historik. Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se Gjermania mbetet një nga mbështetëset kryesore të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Po ashtu, ai thekson se do të rritet edhe prezenca e kompanive gjermane në Shqipëri. “Ne i jemi mirënjohës Gjermanisë, e cila renditet e para me mbështetjen e drejtpërdrejtë akorduar Shqipërisë në këto 35 vite. Sot Shqipëria dhe Gjermania kanë nivelin më të lartë historik të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëveprojnë suksesshëm në kuadër të organizatave ku dy vendet tona aderojnë. Gjermania është mbështetëse kryesore e anëtarësimit të Shqipërisë në BE....
Burimi:
javanews.al