Balla pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve: Nuk ishim dakord me propozimin e PD! Vendimin e merr seanca plenare
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla theksoi në një prononcim për mediat se nuk ishin dakord për dhënien e menjëhershëm të autorizimit për heqjen e imunitetit të Ballukut, ashtu sikurse ka propozuar Partia Demokratike, duke shtuar se për këtë vendoset në seancën e Kuvendit. Ai tha se në fillim do të ketë një diskutim me Grupin Parlamentar të PS-së dhe më pas do të dalin me një raport, duke shtuar se në Kuvend, aty ku pritet që të votohet për heqjen e imunitetit të zv kryeministres nën akuzë, të dyja palët do të shkojnë me dy raporte. “Me arsye të plota Kuvendi ka marë kohën e nevojshme...
Burimi:
sot.com.al