Balla ngre shqetësimin serioz: Fëmijët në shkolla më të rrezikuar nga droga
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se të rinjtë dhe fëmijët janë grupi më i ekspozuar ndaj rrezikut të drogës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai theksoi nevojën për rritjen e sigurisë brenda dhe përreth shkollave. Gjithashtu Balla u shpreh se është detyrim i Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Brendshme dhe i të gjithë aktorëve të tjerë institucionalë të forcojnë masat për mbrojtjen e fëmijëve nga shpërndarja e lëndëve narkotike. “Do ta votoja me shumë kënaqësi një vendim për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, një praktikë që po ndiqet nga vende që marrin përgjegjësi si Franca, Spanja dhe Australia”, u shpreh Balla
Burimi:
ntv.al