Balla në Parlamentin Europian: Do t’i përmbyllim negociatat me BE deri në 2027. Në 2028 kërkojmë votën për anëtarësimin
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në Parlamentin Europian se Shqipëria ndodhet në një moment kyç të procesit të integrimit dhe se synimi ynë është përfundimi i negociatave më 2027-ën dhe një vit më vonë të kërkojmë votën e parlamenteve të vendeve anëtare. “Ne jemi në proces negociatash. Kemi hapur të gjithë kapitujt brenda 13 muajve dhe jemi shpresëplotë e ambiciozë për t’i përmbyllur negociatat me Bashkimin Europian deri në vitin 2027. Sa i takon Parlamentit kombëtar, duke qenë se kam mundësinë t’ju drejtohem, në vitin 2028 do të kërkojmë votën e parlamenteve kombëtare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaroi ai. Balla nënvizoi progresin e arritur në disa fusha themelore të reformave. “Kemi bërë progres të prekshëm në...
Burimi:
javanews.al