Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian
Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm nga salla e Parlamentit Europian në Bruksel. Ai shprehet se PE-ja mbështet fuqishëm integrimin e vendit në Bashkimin Europian. “Ju përshëndes nga salla kryesore e seancave të Parlamentit EuropianBruksel, një institucion që mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan ai. Balla shton se draft-rezoluta e fundit e prezantuar në këtë institucion vlerëson progresin e Shqipërisë, rekordin historik të hapjes të të gjithë grup-kapitujve për 13 muaj. “Draft-Rezoluta e prezantuar javën e kaluar vlerëson progresin e Shqipërisë, rekordin historik të hapjes së të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajsh dhe ambicjen tonë të përmbyllim negociatat brenda 2027”, thuhet në mesazhin e Ballës. Po ashtu, Taulant Balla ka zhvilluar një takim edhe me Andrey...
Burimi:
javanews.al