Balla: Ligj i ri për referendumet, proces konsultimi i gjerë para depozitimit në Kuvend
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një konferencë për shtyp ka njoftuar se mazhoranca po përgatit një ligj të ri për referendumet, duke e vënë theksin te një proces i gjerë konsultimi me aktorë të ndryshëm të shoqërisë. Ai bëri me dije se do të mbahen tryeza diskutimi me jurist, profesorë, përfaqësues të shoqërisë cilive me qëllim që të shkohet drejt një projekti të konsoliduar. Balla: Këtë draft që kemi sot, para se ta depozitojmë në Kuvend, do t’ia nënshtrojmë një procesi të gjerë konsultimi. Grupi do zhvillojë tryeza të mëdha konsultative, me juristë, profesorë, studentë, shoqërinë civile, me qëllimin e mirë që të shkojmë në një projekt të konsoliduar. Për t’i dhënë udhë këtij procesi. Do të jetë një proces...
Burimi:
vizionplus.tv