Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pasi doli nga mbledhja me kryetarët, dha një deklaratë për mediat. Lidhur me kërkesat e opozitës për komisione hetimore, ai u shpreh se ato duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën. “Prej vitit 2003, kur Gjykata Kushtetuese në dy vendime pasuese, 20, 21, edhe në vendimet e tjera të Gjykatës Kushtetuese është sqaruar shumë qartë se kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore duhet të respektojnë disa parime. Është e vërtetë që një parim është i së drejtës së palës kërkuese, në rastin në fjalë të pakicës parlamentare, por se kjo kërkesë dhe përmbajtja e kërkesës duhet të shikohet në këndvështrimin që ka kufizime sa i përket përmbajtjes. Pra ato që të jenë në përputhje me Kushtetutën,...