Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Balla jep lajmin e trishtë, ndahet nga jeta ish-zv.Kryeministri socialist
Ish zv-kryeministri dhe ish-ministri i Bujqësisë, Zyhdi Pepa, është ndarë nga jeta. Lajmi bëhet me dije nga kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla. “Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i shpreha sot ngushëllimet familjes së shokut dhe profesorit tonë Zyhdi Pepa, i cili u nda nga jeta. Zyhdi Pepa ka përfaqësuar Partinë Socialiste si deputet në dy legjislatura, gjithashtu ka qenë Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Bujqësisë. U prehsh në paqe Profesor”, shkruan Balla. Zyhdi Pepa ka shërbyer si ministër i Bujqësisë gjatë viteve 1991–1992, në një kohë kur bujqësia përbënte një nga sektorët më të ndjeshëm dhe jetikë të ekonomisë shqiptare. Mandati i tij përkoi me proceset e para të reformimit ekonomik, privatizimit të tokës dhe riorganizimit të institucioneve shtetërore pas rënies...