Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, bashkë me Kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, inspektuan sot ecurinë e punimeve në gjimnazin “Sulejman Elezi” në Laknas. Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla ka theksuar se objekti i ri arsimor, i 44-ti në këtë bashki, pritet të hapë dyert së shpejti për rreth 800 nxënës të zonës. “Në afro 7 vite bashkia Kamëz ka arritur të realizojë 44 objekte arsimore, çerdhe, kopësht dhe shkolla. Bashkia Kamëz është një shembull për tu marrë në investimet e saj”. Ky investim është realizuar me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, përmes institucionit financiar KfW, dhe synon përmirësimin e infrastrukturës arsimore si dhe krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë e rajonit.​​​​​​​​​​​​​​​​ Ky është një investim...