Balla: GJKKO ndërhyri në kompetencat e Ramës! Vijojmë nismën tonë për ndarjen e pushteteve
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në seancën e sotme parlamentare iu përgjigj kërkesës së deputetit Gazment Bardhi për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku. Balla i është kthyer Gazment Bardhit, ndërsa e ka akuzuar këtë të fundit se po gënjen. Ai tha se në Kuvend nuk ka kërkesë për heqjen e imunitetit, pasi nuk kanë imunitet ministrat dhe deputetët, por ka një kërkesë për dhënien e autorizimit për masë sigurie. Balla theksoi se në Kuvend nuk ka asnjë kërkesë për heqje imuniteti, pasi sipas tij “as deputetët dhe as ministrat nuk kanë imunitet”. Ai sqaroi se bëhet fjalë vetëm për një kërkesë për dhënie autorizimi për masë sigurie, ndërsa mbledhja e Këshillit të Mandateve është caktuar për datën 23 shkurt,...
Burimi:
javanews.al