Balla: Do ta votoja me shumë kënaqësi një vendim për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Balla: Do ta votoja me shumë kënaqësi një vendim për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, duke folur mbi ligjin për barazinë gjinore, vuri theksin edhe tek mbrojtja e fëmijëve. Ai tha se do të votonte me kënaqësi vendimin pë të ndalaur rrjjetet sociale për fëmijët nën 16-vjeç, ashtu siç ka ndodhur në vendet e tjerasi Australia apo Spanja. “Do ta votoja me shumë kënaqësi një vendim për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, një praktikë që po ndiqet nga vende që marrin përgjegjësi si Franca, Spanja dhe Australia”, u shpreh Balla, duke theksuar se një vendim i tillë duhet të merret përmes një konsultimi të gjerë publik.