Balla apel gjykatës së Hagës: Merr në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Gjykatës Speciale në Hagë që të marrë në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve që u bashkuan në një manifestim masiv në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me video nga manifestimi, Balla shprehet se kjo është fjala përfundimtare e popullit. “E ftoj Gjykatën Speciale të Hagës që ta marrë menjëherë në konsideratë kërkesën e 200 mijë njerëzve!”, shkruan Balla krahas videos. I invite the Special Court 📍Hague to take in consideration these 200 thousands people request immediately! pic.twitter.com/iSTOvB8FXF — Taulant Balla (@taulantballa) February 17, 2026
Burimi:
vizionplus.tv