Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!
Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka uruar një agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët që agjëruan në muajin e Shenjtë të Ramazanit. Reagimi i Begajt: Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë, gëzuar e mbarësi paçi gjithmonë në familjet e juaja. Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar! Qoftë kjo festë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë!
Burimi:
javanews.al