“Babëzia e Rilindjes për të vjedhur”/ Përmbytjet në Fier, PL: Qeveria nuk mban asnjë pergjegjësi, bandë grabitëse
Ligjvënësja e Partisë së Lirisë për Qarkun e Fierit, Brunilda Haxhiu shprehet se ndërsa përmbytjet në këtë qark kanë qenë të konsiderueshme dhe shkatërruese për ekonominë e banorëve të zonës, shkaktari i vërtetë është babëzia e qeverisë. Në një deklaratë për mediat nga selia e PL, Haxhiu tha se kjo situatë është pasojë e korrupsionit të qeverisë dhe babëzisë së Rilindjes për të vjedhur çdo sfond. ‘Miliona euro që janë shpërdoruar duhet të kishin shkuar në mbrojtjen e tokave bujqësore nga përmbytja, ashtu sikurse u propagandua’, theksoi Haxhiu. Teksa qeveria nuk mban përgjegjësi dhe nuk bën transparencë, rruga e vetme thekson Partia e Lirisë mbetet organizimi i protestave, si forma e vetme e ngritjes së zërit. Brunilda Haxhiu: Permbytjet ne qarkun Fier kane qene te...
Burimi:
sot.com.al