AXHENDA/ Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, në fokus zgjedhjet e brendshme të partisë

AXHENDA/ Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, në fokus zgjedhjet e brendshme të partisë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e nesërme, më 21 mars, Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Asambleja do të nisë punën në orën 10:00 në Meliá Durrës. Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku mëson se fjala hapëse do të jetë ajo e Sekretarit të përgjithshëm të PS-së Blendi Klosi, për t’ia lënë fjalën më pas kryeministrit Edi Rama. Axhenda parashikon një sërë diskutimesh për punën e Organizatave Socialiste në rang vendi, udhëzime për zgjedhjet e brendshme të partisë dhe po ashtu analizë të detajuar mbi performancën në zgjedhjet parlamentare në 2025-ën. Çdo dy vite, socialistët mbajnë zgjedhje për strukturat e larta drejtuese, me qëllim riorganizimin e partisë nga qendra në bazë. /vizionplus.tv