“Axhenda e PD, lufta kundër grushtit të shtetit”/ Berisha: Parlamenti po bllokon drejtësinë për të mbrojtur Lubinë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën për bllokimin e punës së prokurorisë, pas daljes nga seanca parlamentare, duke deklaruar se Kuvendi po pengon arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila sipas tij është nën akuzë nga SPAK. Në një deklaratë për mediat jashtë Parlamentit, Berisha tha se seancat po përdoren për të mbuluar atë që ai e cilësoi si “krim monstruoz” dhe “grusht shteti” të kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë. “Sot Parlamenti përsëri mblidhet dhe diskuton gjithçka, vetëm e vetëm që të shurdhojë dhe të mbulojë krimin monstruoz që ka kryer, grushtin e shtetit që ka kryer Rama përmes tij, duke marrë pushtetin e drejtësisë dhe duke bllokuar prokurorinë dhe të drejtën kushtetuese për ngritjen e akuzave ndaj kujtdo që shkel ligjin”,...
Burimi:
sot.com.al