Avokati zbulon LIVE në Quo Vadis se për kë votoi në zgjedhjet e 11 majit

Avokati zbulon LIVE në Quo Vadis se për kë votoi në zgjedhjet e 11 majit

Avokati Gentian Rumano ka zbuluar këtë të enjte, në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, se për cilin kandidat dhe parti ka votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025. Teksa po diskutonte mbi protestën e thirrur nga Partia Demokratike dhe u “akuzua” se ishte i majtë, Rumano deklaroi se më 11 maj kishte votuar për kreun e “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Pjesë nga debati: Rumano: Ju zbuloj, po të doni, kë votova? Borakaj: Kë? Rumano: Adriatikun votova. Borakaj: U mërzitët pastaj për atë sherrin më pas? Rumano: Po.