Avokati Petraj: Duhet të ndryshojë Kodi i Procedurës Penale
Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka theksuar se ka nevojë që të ndryshojë Kodi i Procedurës Penale. Duke sjellë si shembull gjyqin e zotit Ilir Meta, Petraj tha se kjo tregon që edhe kodi ynë i procedurës penale duhet të ecë krah atij evropian, ku i burgosuri ka më shumë të drejta. Pjesë nga biseda: Petraj: Zoti Meta ka kërkuar PC, ka kërkuar të mos jetë te dhoma e xhamtë, por afër avokatit. Janë kërkesa krejt normale në një sistem të rregullt gjyqësor. Unë nuk shikoj gabime. Borakaj: Avokati i zotit Meta tha se sot ka qenë një seancë e tensionuar. Petraj: Gjyqtarët nuk kanë faj, po zbatojnë procedurën. Dhjetë ditë nuk mjaftojnë për atë...
Burimi:
vizionplus.tv