Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt
Mbi zhvillimet gjyqësore të datës 03.04.2026 Të nderuar përfaqësues të medias, dita e sotme përfshiu dy zhvillime të rëndësishme në çështjet që lidhen me z. Erion Veliaj. 1. Procesi penalNë seancën e orës 09:00, mbrojtja paraqiti veprimet e kryera që nga legjitimimi më 24.03.2026, për njohjen me një dosje që përmban mbi 60,000 faqe dhe mijëra prova. Gjatë seancës, për shkak të mungesës së mbrojtësit të zgjedhur nga një prej të pandehurve, gjykata caktoi një mbrojtës kryesisht, i cili shprehu gatishmërinë për të vijuar menjëherë procesin, pavarësisht mungesës së njohjes me akuzën dhe provat voluminoze. Kjo situatë u kundërshtua nga mbrojtja si një formë mbrojtjeje jo efektive dhe formale, ndërsa nga ana e organit të akuzës, në vend të mbrojtjes së rregullshmërisë së procesit, u...
Burimi:
javanews.al