Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm
Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, në një dalje për median pas senacës në Gjykatën Administrative, tha se emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm, duke theksuar se edhe nga qëndrimi i Presidencës sot në seancë u konfirmua se kriteret ligjore nuk janë përmbushur dhe se, nëse procedura do të zhvillohej sot, ai nuk do të mund të emërohej në këtë detyrë. “Doli i qartë në këtë gjykim, edhe nga pyetjet që i bëmë përfaqësuesit të palës së paditur, pra nëse i plotëson ose s’i plotëson kriteret Ols Dado, doli e qartë që s’janë të plotësuara. E gjithë padia ka një qëllim, që të investojë gjykatën dhe të kuptojmë a kemi një prokuror që po ngre padi ndaj Erion Veliajt...
Burimi:
javanews.al