Avokati i Popullit takim me Ambasadorin britanik, fokusi te të drejtat e njeriut dhe perspektiva e të rinjve…
Avokati i Popullit Endri Shabani zhvilloi sot në 24 shkurt një takim zyrtar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott. Në qendër të diskutimit ishin situata e të drejtave të njeriut, forcimi i rolit të Avokatit të Popullit dhe vizioni për një institucion që garanton llogaridhënien dhe mbrojtjen e qytetarëve. Gjatë takimit, nga Avokati i Popullit u prezantua nevoja për të ndërhyrë me një perspektivë të qartë për t’u dhënë shpresë të rinjve shqiptarë, duke krijuar kushte që ata ta shohin të ardhmen e tyre në vend. Gjatë takimit u diskutuan për përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve si një nga shtyllat e një shoqërie demokratike dhe të qëndrueshme. Ambasadori Abbott konfirmoi mbështetjen e Britanisë së Madhe për...
Burimi:
sot.com.al